Ballina Politika Rama kërkon shkarkimin e të gjithë kryetarëve të Njësive Administrative deri të...

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë kryetarëve të Njësive Administrative deri të hënën, në gjithë Shqipërinë

34
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera.

Sa i përket kryetarëve ë PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.

Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen.

T’ju rijepet mundësia, por t’u jepet para të tjerëve, që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.

Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye, duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë”, tha Rama.

“Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama.

Rama ka folur dhe për një reformë të thellë që do të prekë sistemin e furnizimit me ujë në vend.

Sipas tij, menaxhimi aktual është kthyer në një problem serioz, që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

“Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë. Të gjitha llogaritë na nxjerrin në konkluzionin se është koha për një operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që të adresojë në mënyrë jo politike një çështje jetike siç është ajo e furnizimit me ujë,” deklaroi Rama, shkruan Rama.

Kryeministri solli shembullin e drejtorive aktuale të ujësjellësve, të cilat sipas tij janë të mbingarkuara me staf të panevojshëm.

“Një zyrë e një drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, nuk ka zyra ime as çerekun. Nuk kanë zyrat tuaja as çerekun.

Një drejtor UKT-je me 30 veta në zyrë! Shqipëria nuk e ka luksin që të vazhdojë të presë që të konsolidohen ujësjellësit, me bashki që arrijnë deri në absurditete,” theksoi ai.

Ndërkohë, Rama paralajmëroi edhe masa të forta për ndërtimet pa leje, duke përmendur të forcojë rolin e arkitektëve dhe ndërprerjen e lidhjeve të ujit dhe dritave për çdo objekt që nuk ka dokumentacion të rregullt.

“Në legjislacion do të forcohet ende më shumë roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit. Arkitekt që bashkëpunon me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit nuk mund ta gëzojnë me licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale.

Leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa leje përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Të mos ketë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit”, tha Rama.