Ballina Politika “Zarfat u përdorën në mënyrë kriminale”/ Shpërthen në akuza, Berisha: Vota e...

“Zarfat u përdorën në mënyrë kriminale”/ Shpërthen në akuza, Berisha: Vota e diasporës është manipuluar

17
0

Duhet të them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Edi Ramës apo i Ramaduros ndaj votës së diasporës kalon çdo qëndrim të cilitdo diktatori tjetër në histori. Por shtypja që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, tregon se është një armik i egër i shqiptarëve”- tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është trajtuar procesi i votimit nga diaspora. Në një deklaratë për shtyp, Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si “armik të egër të shqiptarëve jashtë vendit”, duke e krahasuar qëndrimin e tij ndaj votës së emigrantëve me sjelljet e diktatorëve në histori.

Ai njoftoi se tashmë është në një fazë të re të këtij procesi, duke akuzuar qeverinë për manipulim të drejtpërdrejtë të zarfeve që u dërguan përmes DHL.

“Tani jemi përsëri në fazën ku DHL e qeverisë ka dorëzuar zarfat. Këtu kemi të bëjmë me zarfa që i adresohen një personi të caktuar”- tha ai.

“Shikoni firmat që ka vendosur personi V., sikur gjoja e ka marrë personi V. Zarfat e diasporës kanë firma, zhgarravina të manipuluara. Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër që i përdori ato për PS-në”-vijoi kreu i PD-së.

Berisha tha se përpjekjet e Ramës për të shmangur vëmendjen publike nga kjo çështje janë të kota, pasi sipas tij, opozita nuk do ta njohë këtë proces.

“Rama, sado të mundohet ta largojë vëmendjen nga kjo farsë, kjo s’do të thotë që ne do t’i njohim. Ai ka vetëm një mbrojtës, që quhet Altin Troplini”- përfundoi Berisha.