Ballina Politika Zhvillime të reja në qeveri?/ Rama mbledh ministrat, ja çfarë pritet të...

Zhvillime të reja në qeveri?/ Rama mbledh ministrat, ja çfarë pritet të ndodhë

82
0

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren.

Ky koncept parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, me synim evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre.

Nuk dihet nëse gjatë këtij takimi Kryeministri Edi Rama do të njoftojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, siç ka ndodhur zakonisht pas mbledhjeve të këtij formati.

Po ashtu, nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në qeveri.

Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen, pas thuajse një viti në këtë detyrë.