Ballina Politika Rama rendit 3 ‘plagët’ e shtetit: Administrata labirint, mungesa e memories dhe...

Rama rendit 3 ‘plagët’ e shtetit: Administrata labirint, mungesa e memories dhe bindja se njohja vlen më shumë se merita

110
0

Kryeministri Edi Rama renditi tre probleme që, sipas tij, vijojnë të rëndojnë marrëdhënien e qytetarit me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.

“Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrwn. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Rama nga grupi i PS.