Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku rikthehu në vëmendje lajmin se kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR.
Vangjeli tha se ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Ajo shtoi se avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.
Gjithashtu zëdhënësja tha se më 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për kryeministrin dhe presidentin.
“Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin Avion Air craft Airbus A319, Kapacitet mbartës 32 persona, Kodi i rregjistrimit TC -ANA, Vitet e përdorimit 20. Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania”, tha ajo.
Vangjeli shtroi një pyetje teksa tha se duke qenë se në thesar nuk gjenden fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes datë 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.
Ajo tha se SPAK është me dije, lidhur me shpenzimet për udhëtime me charter të kryeministrit në një total prej rreth 21 milionë eurosh, por, sipas saj, organi i akuzës vijon të heshtë. Në përfundim Vangjeli theksoi se Shqipëria nuk mund të ecë përpara me standarde të dyfishta dhe abuzime të pandëshkuara.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).
Ky avion nuk është në pronësi të shtetit shqiptar dhe, dyshohet të jetë marrë me qira me një kosto që varion nga 6,500 deri në 7,500 dollarë për orë fluturimi, duke përfshirë karburantin, ekuipazhin, shërbimin VIP dhe udhëtimin privat. Avioni “TC EMR” është i njohur ndërkombëtarisht për fluturimet luksoze dhe përdoret nga klientë të nivelit të lartë.
Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.
Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin
Avion Air craft Airbus A319
Kapacitet mbartës 32 persona
Kodi i rregjistrimit TC -ANA
Vitet e përdorimit 20
Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.
Sipas mediave, e pyetur nga BIRN, Agjencia për Media dhe Informim deklaroi se: “Kryeministria nuk ka paguar ndonjëherë dhe nuk paguan për chartera, por ka një marrëveshje kuadër me kompaninë Air Albania, në një shumë vjetore mesatare të shpenzimeve vjetore të kryeministrit në vitet paraardhëse”.
Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:
A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po, kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania?
Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?
Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?
Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.
Kujtojmë se SPAK-ut është me dije, lidhur me shpenzimet për udhëtime me charter të KM – në një total prej rreth 21 milionë eurosh – por organi i akuzës vijon të heshtë.
Shqipëria nuk mund të ecë përpara me standarde të dyfishta dhe abuzime të pandëshkuara.
Ftojmë mediat, opinionin publik dhe institucionet e drejtësisë të trajtojnë me seriozitet këtë çështje dhe të kërkojnë përgjegjësi të plotë.