Ballina Lifestyle Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood

8
0

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.