Në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm (14 korrik) është ankoruar anija kroçere ‘Silver Whisper’.
Në bord ndodhen 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme përfshirë këtu: SHBA, Britania e Madhe, Australi, Kanada etj.
Anija kroçere është nisur nga porti i Barit, Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00.
Destinacioni i radhës i saj do të jetë porti i Galipolit, Itali.