Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici dhe inspektorët e IKMT-së u shfaqen para kamerave ne terren
Pasi bëne verifikimet tek pallati në ndërtim, Bici njofton konfiskimin e tij dhe njftoi se do kaloje per interes publik
Kryeinspektorja u fut brenda këtij kantieri ndërtimi ndërsa zona ku po ndërtohet ky pallat ndodhet në fillim të Lungomares, afër Marinës.
Pasi përfundoi inspektimin Bici nuk pranoi të prononcohet për mediat ndërsa e pyetur nga gazetarët se si është situata ajo u shpreh shkurt: “Si gjithmonë, si gjithmonë”.