Ballina Aktualitet 48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor…/ Vihen...

48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor…/ Vihen nën hetim 5 mjekë

16
0

Pesë mjekë janë vënë nën hetim pas denoncimit të një 48-vjeçari i cili pretendon se nëna e tij ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës për shkak se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë, me detyrë mjekë në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. D., 48 vjeç, banues në Durrës, se në këtë spital ka humbur jetën nëna e tij, shtetasja Q. D., 69 vjeçe, dhe pretendon se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor”,- njofton policia.