Ballina Kosovë Çështja “Veteranët”/ Shpërdorim detyre, ish-Kryeministri i Kosovës dhe 9 të akuzuar në...

Çështja “Veteranët”/ Shpërdorim detyre, ish-Kryeministri i Kosovës dhe 9 të akuzuar në burg, ja me sa vite dënohen

0
15

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin çështjes “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

Në gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit.

Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili veç e veç dënohen me nga 1 vit burgim. Gjykatësi Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.