Ballina Aktualitet Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara,...

Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara, 576 gjoba gjatë tri ditëve

18
0

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara.

Kështu gjatë tre ditëve të fundit Rrugorja ka vendosur 576 gjoba.

Operacioni është shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje 24/24.

Kujtojmë se Policia e rendit në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë nisur kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, ku të gjithë ata që i kanë zënë këti hapësira duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.