Ballina Sport Gjiganti italian mendon për transferimin e Marcus Rashford

Gjiganti italian mendon për transferimin e Marcus Rashford

28
0

Juventusi po kërkon të forcojë repartin ofensivë dhe ka hedhur sytë nga Liga Premier, konkretisht te dy lojtarë të Manchester United, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

Sipas ekspertit të njohur italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, të dy futbollistët janë në listën e objektivave të mundshëm për klubin torinez.

Forma e luhatshme e Rashford te Manchester United ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në “Old Trafford”, dhe Juventus po vëzhgon nga afër situatën.

Megjithatë, deri më tani nuk është planifikuar asnjë takim zyrtar mes përfaqësuesve të Juventusit dhe atyre të Rashford.

Ndryshe nga Rashford, Sancho është një emër që ka qenë prej kohësh në orbitën e Juventusit dhe interesimi për të vazhdon të jetë i fortë.

Sipas Di Marzios, bardhezinjtë po monitorojnë nga afër zhvillimet rreth Sancho, i cili nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të United për një kohë të gjatë.

Manchester United, nën drejtimin e trajnerit të ri Ruben Amorim, pritet të bëjë ndryshime në sulm, dhe largimi i Rashford apo Sancho mbetet një skenar i mundshëm.