Ballina Sport Zbulohet lista e largimeve te Juventusi, synon të arkëtojë mbi 100 milionë...

Zbulohet lista e largimeve te Juventusi, synon të arkëtojë mbi 100 milionë euro

18
0

Merkatoja e verës në kampin bardhezi pritet të sjellë disa largime të rëndësishme, teksa Juventus synon të pastrojë skuadrën nga lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet afatgjata të klubit.

Dusan Vlahovic mbetet emri më i nxehtë në listën e largimeve. Situata e tij është e hapur prej muajsh dhe drejtuesit e Juves janë në pritje të një oferte konkrete për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e sulmuesit serb.

Nicolo Savona është një tjetër emër që mund të largohet. Mesfushori i talentuar ka zgjuar interes në Premier League, me Neëcastle në pole, por së fundmi edhe Manchester City ka nisur ta ndjekë me vëmendje.

Aktualisht Savona është i dëmtuar pas një ndrydhjeje në kyçin e këmbës së majtë, të pësuar gjatë ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Manchester United. Ai pritet të mungojë për disa muaj, por kjo nuk ka ndalur interesimin e klubeve angleze. Juventusi mund të përfitojë një shumë mes 20 dhe 25 milionë euro për kartonin e tij.

Sa i përket portierit Mattia Perin, edhe pse rinovoi së fundmi kontratën dhe është i vlerësuar nga klubi si zëvendësuesi ideal i Di Gregorio, dëshira për më shumë minuta loje mund ta shtyjë drejt një largimi. Një opsion konkret për të mund të jetë Como, që po ndërton një projekt ambicioz në Serie A.

Edhe Timothy Ëeah është pranë daljes. Sulmuesi amerikan është në bisedime të avancuara me Marseille-n e trajnerit De Zerbi dhe marrëveshja mund të mbyllet së shpejti.

Në fund, një tjetër çështje që po lëviz në prapaskenë është ajo e Douglas Luiz. Pas interesit të shfaqur më herët nga Ëest Ham dhe Aston Villa, sipas “TEAMtalk”, tashmë Everton ka paraqitur një ofertë zyrtare për mesfushorin brazilian.