Ballina Europë Tentoi të vriste gruan gjatë një ‘takimi romantik’, dënohet me nëntë vite...

Tentoi të vriste gruan gjatë një ‘takimi romantik’, dënohet me nëntë vite burg autori në Skoci

25
0

Një burrë në Skoci u dënuar me nëntë vite burg pasi tentoi të vriste partneren e tij gjatë një takimi në qendër të qytetit Glasgow.

Michael Harvey, 32 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë duke sulmuar brutalisht gruan në vitin 2023.

Sipas Zyrës së Prokurorisë së Kurorës dhe Shërbimit të Prokurorit (COPFS), gruaja u dërgua në spital në gjendje kritike, pasi pësoi dëmtime të rënda në kokë..

Dhuna u filmua nga kamerat e sigurisë. Pamjet tregojnë momentet kur viktima goditet me kokë pas një stacioni autobusi, tërhiqet zvarrë në rrugë dhe humb vetëdijen si pasojë e sulmit.

Prokuroria tha se kishte në dispozicion regjistrime audio dhe video që tregonin “egërsinë dhe mashtrimin” e Harvey, duke dokumentuar një kalvar dhune që zgjati disa orë.

“Si rezultat i sulmit, viktima ka pësuar dëmtime të përhershme, të thella dhe deformime fizike. Pasojat për të janë shkatërruese”, tha gjatë seancës në Gjykatën e Lartë të Glasgow, gjykatësi Lord Colbeck. Harvey u shpall fajtor për tentativë vrasjeje.