Ballina Lifestyle Burri blen dy bileta identike në lotari dhe fiton 2 milionë dollarë

Burri blen dy bileta identike në lotari dhe fiton 2 milionë dollarë

47
0

Një burrë nga Massachusetts bleu aksidentalisht dy bileta identike për të njëjtin short dhe përfundoi me dy çmime prej 1 milion dollarësh.

Banori i Fitchburgut, Paul Corcoran, u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të vendit se bleu një biletë por mendonte se shorti kishe ndodhur.

Kështu bleu edhe një tjetër biletë.

Të dy biletat, të cilat mbanin të njëjtin kombinim numrash, i fituan të dyja çmimet prej 1 milion dollarësh në short, duke e çuar totalin e tij në 2 milion dollarë.

Corcoran u tha zyrtarëve të lotarisë se ndihet mirë që fitoi çmim të dyfishtë, por ende nuk ka ndonjë plan se ku t’i shpenzojë.