Ballina Lifestyle Simon Cowell drejt një tjetër spektakli talentesh, këtë herë për grup vajzash

Simon Cowell drejt një tjetër spektakli talentesh, këtë herë për grup vajzash

41
0

Pas jehonës që po merr seriali i tij i ri në Netflix për kërkimin e një grupi djemsh në stilin e One Direction, Simon Cowell po planifikon një tjetër shfaqje – këtë herë për të zbuluar një grup vajzash në frymën e Little Mix.

“The Next Act”, që pritet të shfaqet së shpejti në Netflix, ndjek Cowell teksa përzgjedh anëtarët e grupit të ardhshëm të djemve përmes audicioneve në të gjithë vendin.

Seriali pritet të ketë gjashtë episode dhe do përfshijë pamje prapa skenave dhe publikimin e këngës debutuese të grupit, shkruan DailyMail.

Duke parë pritshmëritë e larta, Cowell thuhet se po mendon tashmë një sezon të dytë, kësaj here me fokus tek grupet vajzërore.

“Ka shumë entuziazëm për këtë projekt dhe Simon është i vetmi që mund ta çojë përpara,” tha një burim për The Sun.

Ndërkohë, Cowell tërhoqi vëmendje edhe për një dalje të pazakontë në një panair kartash në Londër, ku bleu një kartë të rrallë Pokémon që kushton deri në 2 mijë paund.

Ai u pa miqësor me fansat dhe koleksionistët, duke bërë foto me ta.

Në një tjetër zhvillim, Simon mungoi në dasmën e Mel B dhe Rory McPhee, megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Arsyet e mungesës mbeten të paqarta, por marrëdhënia mes tyre duket e pandryshuar, pasi Mel u rikthye këtë vit si gjyqtare në “America’s Got Talent”.