Ballina Sport Salah nuk fshihet: Unë jam futbollisti më i mirë afrikan në histori!

Salah nuk fshihet: Unë jam futbollisti më i mirë afrikan në histori!

11
0

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, i intervistuar së fundmi nga “France Football” ka deklaruar se ai është lojtari më i mirë afrikan në histori. Ai gjithashtu është ndalur dhe te rivalët e tij si dhe ndikimin që pati tek ai fitimi i Championsit.

“Kush është lojtari më i mirë afrikan në histori? Unë, por ka shumë. Mund të them edhe Xheorxhe Ueah, Didier Drogba dhe Samuel Eto.”

Lidhur me shokun më të mirë të skuadrës me të cilin ka luajtur, ai tha: “Nuk kam luajtur me të në momentin tim më të mirë, por do të thoja Eden Hazard Do të doja të luaja me Steven Gerrard dhe Tierri Henri.

Mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur? Ka pasur shumë. Serxhio Ramos është një lojtar i shkëlqyer, por nuk mund të përmend vetëm një.”

Një pyetje në lidhje me trajnerin më të mirë të karrierës së tij deri më tani ishte gjithashtu e pashmangshme.

Kishte kaq shumë emra të rëndësishëm, por Salah nuk zgjodhi pikërisht atë që mund të pritej: “Kush është trajneri më i mirë që keni pasur? Spaleti.”

“Trofeu që pati ndikimin më të madh tek unë? Liga e Kampioneve”, përfundoi Salah.