Ballina Kronika Policia jep detajet e plagosjes në Sarandë: U godit me tytë pistolete,...

Policia jep detajet e plagosjes në Sarandë: U godit me tytë pistolete, nuk ka plagë nga armë zjarri. Është qëlluar…

28
0

Plagosja e ish-efektivit në Sarandë mbrëmjen e sotme nuk ka ndodhur me armë zjarri, por me tytë pistolete, edhe pse nisur nga të shtënat në ajër është menduar se plagosja ka ardhur nga armë zjarri. Ky është edhe versioni i policisë.

Sipas burimeve që vijnë nga vendngjarja, ka qenë sherr mes disa personash. Janë nxjerrë dhe thika. Njëri ka nxjerrë pistoletën ka qëlluar në ajër, pastaj ka qëlluar Adil Velin 3 herë me qytë pistolete në kokë. Veli, 56-vjeçar, ka punuar më parë si efektiv policie.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës 54 vjeçari Adil Veli, ka vetëm dy plagë në kokë të krijuara me qytën e pistoletës. Është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi Adil Veli, 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.