Ballina Aktualitet “Pse gjermanët të financojnë luksin e politikanëve të korruptuar”/ Eurodeputeti kundër anëtarësimit...

“Pse gjermanët të financojnë luksin e politikanëve të korruptuar”/ Eurodeputeti kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

26
0

Shqipëria së fundmi ka qenë temë diskutimi në Parlamentin Evropian ndërsa anë aspak pozitive janë shpalosur nga eurodeputeti gjerman Dr. Alexander Sell. Sell gjatë fjalës së tij ka folur me tona të ashpra ndërsa ka refuzuar kategorikisht anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Sipas tij vendi ynë gjendjet në një periudhë ku as zgjedhjet nuk mbahen në mënyrë demokratike ndërsa në vend çdo ditë ndërtohen papritur ndërtesa të reja. Eurodeputeti theksoi se kryeministri Edi Rama mbylli TikTok-un gjatë fushatës ndërsa në vend mungon liria e shtypit. Pasi listoi një nga një arsyet që Shqipëria nuk duhet të anëtarësohet në BE, Sell theksoi se kjo është arsyeja se përse vendi ynë njihet si Kolumbia e Evropës.

“1 mld euro do i japë Von der Leyen qeverisë së Shqipërisë, Partisë Socialiste. Zgjedhjet e majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan blerjen masive të votës, liria e shtypit thuajse nuk ekziston, dhe Tik-Tok u mbyll gjatë fushatës.

Nga pikëpamja ekonomike, Shqipëria përfitimet kryesore i ka nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Mafia shqiptare kontrollon me brutalitet ekstrem trafikun e kokainës dhe marihuanës në mbarë Evropën. Shumë miliarda vërshojnë çdo vit në Tiranë.

Qiellgërvishtëset dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka, njësoj si në Dubai. Qeveria ka pjesën e saj në këtë biznes, korrupsioni është i gjithëpërhapur aq sa edhe fondacioni Rosa Luksemburg i partisë së majtë gjermane, flet për (citoj) “një kontroll kleptokratik të shtetit nga ana e Partisë Socialiste”.

Ekspertët, për këtë arsye e quajnë Shqipërinë “Mafia shtet”, “Kolumbia e Evropës”. Ky është vendi që Ursula von der Leyen do ta antarësojë në Bashkimin Evropian. Unë pyes: Çfarë përfitojnë qytetarët tanë prej kësaj? Përse duhet që qytetarët gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar dhe bosëve të mafias në Shqipëri? Këtë nuk do ta lejojmë! Ne i themi JO antarësimit në BE të Shqipërisë. Ne i themi JO këtij komisioni”, u shpreh Sell.