Ballina Kosovë Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

18
0

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave të larta.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

“Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive. Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut. Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.