Ballina Lifestyle Djali i Loren martohet me partneren 20 vjet më të re, aktorja...

Djali i Loren martohet me partneren 20 vjet më të re, aktorja legjendare nuk merr pjesë

12
0

Dirigjenti italian dhe djali i Sophia Loren, Carlo Ponti Junior (56), u martua me gjeorgjianen Mariam Sharmanashvili, 20 vjet më e re se ai.

Dasma u zhvillua në Manastirin Samtavro në Mtskheta, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, raporton KosovaPress.

Aktorja legjendare nuk mori pjesë në ceremoni. Sharmanashvili tha në një intervistë për revistën gjeorgjiane Ambebi, se Loren do të merrte pjesë në dasmën e tyre të dytë në Gjenevë, e cila do të zhvillohet në shtator të këtij viti.

Ponti Junior në vitin 2013 u transferua në Shtetet e Bashkuara. Sharmanashvili punon si instruktor i Zumbës. Ata u takuan në rrjetet sociale. Ponti Junior ka dy fëmijë me ish-të dashurën e tij – violinisten hungareze Andrea Meszaros. Sharmanashvili ka gjithashtu dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.