Ballina Kronika I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se...

I moshuari në Vaun e Dejës i jep fund jetës, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij

18
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, të Vaut të Dejës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi Q. K., 74 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij, nga bashkëshortja. Nga hetimet e para dyshohet se i moshuari është vetëvarur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me arsyet e mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.