Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Kukën për vrasjen të Gramos dhe Lavdimir Kurtajt në Kurjan, më 10 shtator 2024. Ngjarja ndodhi para një lokali të vogël në pronësi të familjes Kurtaj.
Gjykata ka dënuar me 27 dhe 30 vite burg edhe dy djemtë e autorit.
Sipas hetimeve të prokurorisë, para krimit djali i autorit, Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me djemtë e Gramos Kurtaj, si dhe ka qëlluar me pistoletë kundrejt tyre dhe viktimës.
Pas komunikimit telefonik, dy të vëllezërit Ervis Kukaj dhe Emauris Kukaj janë takuar dhe ky i fundit i ka treguar ngjarjen.
Armën e zjarrit, automatik i modelit 56, me të cilën Altin Kukaj ka qëlluar viktimat, Ervis Kukaj e kishte lënë në kasollen përbri pularisë me qëllim për t’i marrë në vijim Emauris Kukaj.
Ky i fundit, pasi ka marrë armën e zjarrit, automatik, ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat, ka shkuar para lokalit, ka marrë armën dhe ka mbushur karikatorin e saj, duke nxitur babain e tij të qëllonte me breshëri drejt tyre.







