Cardi B tërhoqi vëmendjen me stilin e saj ekstravagant gjatë prezantimit të WWE SummerSlam, mbajtur në stadiumin MetLife në New Jersey.
Reperja 32-vjeçare kishte veshur një pelerinë të mbuluar me pupla, të kombinuar me një korse të zezë dhe çizme të gjata me lidhëse, ndërsa flokët i kishte kapur në një bisht të lartë.
Ky edicion i SummerSlam ishte historik, pasi për herë të parë u zhvillua në dy netë radhazi. Nata kulmoi me përballjen mes Cody Rhodes dhe John Cena, raportoi Daily Mail.
Çmimet e biletave arritën deri mbi 300 dollarë, veçanërisht për vendet pranë skenës.
Ndërkohë, Cardi B po përballet me një padi të re për një incident të ndodhur në Las Vegas gjatë vitit 2023.