Për gazetarin Enton Abilekaj, ekspertët që janë marrë me hartimin e Kodit të ri Penal janë kujdesur që të fuqizojnë në maksimum figurën e shtetarit e të anashkalojnë e dobësojnë qytetarin dhe pozitën e shoqërisë civile në raport me qeverinë.
Gjatë një interviste televizive, Abilekaj tha se ajo për të cilën vuan Shqipëria sot është fakti se figura e shtetarit është shumë herë më e fortë, madje shkon në kufijtë që pengon median në ushtrimin e detyrës së saj informuese.
Sipas Abilekajt, gjithë ky kompleks nenesh është kundër çdo oponence të qeverisë, ndaj kjo është arsyeja se përse ekspertët që kanë hartuar Kodin e ri Penal, duan t’i japin më shumë pushtet qeverisë.
Për Abilekajn, Kodi i ri Penal do të duhet të hidhet poshtë dhe të hartohet edhe njëherë nga e para nën asistencën e BE dhe OSBE.
Duke argumentuan faktin se ’kryeministri po kërkon me statusin e sotëm të reduktojë hapësirën mediatike në vend’, Abilekaj shpreson që reagimet ndërkombëtare mund të evitojnë një skandal të tillë, që një vend që aspiron për në BE, rrezikon të kthehet pas në një autokraci dhe diktaturë.
S’ka asnjë arsye që sikur ta pranojmë që s’është iniciuar nga ministra e Etilda Gjonaj dhe mazhoranca s’ka dashur ta ndërtojë një draft si ky, sikurse për të hequr dispozitën për ‘shpërdorim detyre’ në Kodin Penal, ne do të kujtohemi se këto ekspertë të fushës janë pjesë e mazhorancës. Pse këta kanë zgjedhur të mbrojë figurën e shtetarit dhe të heqin mbrojtjen e gazetarit e qytetarit?! Pse mos të bënin të kundërtën?!
Ajo që vuan Shqipëria, është se figura e shtetarit është shumë e fortë sa pengon media. E shoqëria civile e opozitën të bëjë oponencë. E pengon median të flasë të vërtetën se pronarët e medias janë të lidhur me koncesionet qeveritare. Gjithë ky kompleks ligjesh është kundër çdo oponence të qeverisë. Pse këta ekspertë të pavarur duan t’i japin më shumë pushtet qeverisë?!
Kjo është një gënjeshtër e Ramës. S’është çudi që Kodi Penal është hartuar për këtë arsye. Që të ketë nene të negociuara, që të mbeten disa të tjera. Qeveria toleron disa nene për të mos u tërhequr nga disa të tjera, ky kod i ri duhet hedhur poshtë e duhet bërë nga e para me grupet e interesit, me prezencën e BE- OSBE.
Debati demokratik janë ato qe e trembin kryeministrin. Ai mundohet ta kanalizojë në parlament, dhe të gjitha debatet për demokraci minimale do t’i quajë kërkesa të opozitës e të negociojë me opozitën, e jo me shoqërinë civile e median. Kryeministri po kërkon me statusin e sotëm të reduktojë hapësirën mediatike në vend. Shpresoj që reagimet ndërkombëtare mund të evitojnë një skandal të tillë, që një vend që aspiron për në BE është në rrezikun e kthimit mbrapsht në autokraci e diktaturë.
Askush nga ekspertët s’ka dalë që t’i ketë bërë këto gjëra, përse i ka bërë? Askush se shpjegon për këto nene të diskutueshme dhe represive për qytetarët e censuruese për lirinë e shprehjes. Të negociohet si objekt me negociatat politike në parlament. Të kalojë me 84 vota, pa miratimin e opozitës dhe pastaj shndërrimin e autokracisë reale në autokraci ‘de jure’.







