Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se përfaqësues të saj janë takuar së fundmi me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, në prag të fillimit të legjislaturës së re.
Sipas ambasadës, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.
“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” shkruhet në postim.