Ballina Kulturë “Wednesday” rikthehet në Netflix: Sezoni 2 nis me më shumë mister dhe...

“Wednesday” rikthehet në Netflix: Sezoni 2 nis me më shumë mister dhe errësirë

44
0

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që theu çdo rekord shikueshmërie, seriali fenomen “Wednesday” është rikthyer më 6 gusht me pjesën e parë të sezonit të dytë në platformën Netflix.

Në këtë kapitull të ri, Wednesday Addams përballet me sfida të reja dhe më të rrezikshme, ndërsa errësira që e rrethon bëhet edhe më e thellë. Nevermore Academy nuk është më si më parë – dhe as vetë Wednesday. Sekrete të reja fillojnë të zbulohen, ndërsa tensioni rritet nga episodi në episod.

Sezoni i dytë premton më shumë gotikë, më shumë ngjarje tronditëse dhe mister pa fund, duke mbajtur shikuesit të mbërthyer para ekranit.

Për adhuruesit që mezi presin më shumë, pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë vazhdimin rrënqethës të historisë që ka magjepsur miliona njerëz në mbarë botën.

Wednesday është kthyer dhe këtë herë, nuk ka më kthim pas, shkruan liberale.