Ballina Opinion Rama-Fania miq për kokë që nuk prishen për dy fara luledielli

Rama-Fania miq për kokë që nuk prishen për dy fara luledielli

77
0

Nga Ilir Dako

Zhurma mediatike e ditëve të fundit mbi nxjerrjen nga ambientet të mediave të Hysenbelliut u shndërrua në një betejë midis miqve të Fanes dhe cmirëzinjtë mediatikë, që fenomeni Fane jua zveniti rolin me futjen e tyre në treg. Të themi hapur. Çdo gjë ka jetëgjatësinë e saj dhe gjithçka varet nga aftësia për tu përshtatur me tregun, me kohën dhe me koherencën.

Irfanit i mbaroi koha.

Hyri në lojë si zar i politikës dhe padyshim që fati i tij u vulos kur miqtë e tij që e suportuan hynë në burg. Historitë me ndërtesa, liri mediash, zëri i së vërtetës që janë bërë shabllon demode prej kohësh nuk mund të prekin më askënd. Mediat e Irfanit nuk kanë qenë kurrë opozitare, nuk kanë qenë kur media që kanë bërë oponencë me pushtetin apo kanë përcjellë zërin e lirë për keqqeverisjet në Shqipëri. Fania ka vrapuar gjithë jetën pas pushtetit. Njëherë pas Berishës, njëherë pas Bashës, njëherë pas Velisë ku mediat e tij nuk linin pozicion pa i prezantuar liderët në fjalë.
Mediat e Irfanit kanë qenë zaret e pushtetit dhe përherë kanë qenë lajkataret e këtij pushteti. Pseudoarmiku i fundit i Fanes na ka dalë Edi Rama.

A është në të vërtetë Edi Rama armiku I Fanes?

Në fakt as ka qenë as është dhe as ka për të qenë ndonjëherë. Fania dhe Rama janë një dyshe që kanë krijuar një simbiozë bashkëjetese të përkryer që nga viti 2000 e këtej. Artisti qytetar e bëri Fanen zotni. Leje ndërtimi, koncencione, pallate ambiente me qera, ndihmë nëpër banka dhe gjithçka që i duhej këtij të fundit si ndihmë qeveritare. Bashkë hanin, bashkë pinin dhe shpeshherë e kanë përdorur resortin e Fanes dhe për tu argëtuar me pije të shtrenjta dhe shërbime speciale. Pushteti i Ramës falej te Fania dhe anasjelltas mediat e Fanes përgjëroheshin non stop për Edi Ramën. Te resorti i Fanes i shtrohej jatak edhe Grenëllit për interesat e Fanes, që ky i fundit ti sillte Ramës Kushnerin për Sazanin. Mos të flasim për shumë e shumë historira dashurie të futura në sirtarët sekret të miqësisë së piktorit gjithëkombës me skraparliun puro Fane.

Të shtunën u bë nami. Rama doli armik. Fania mbylli median dhe Shqipëria ngeli pa zërin e së vërtetës. Në fakt Fania e ka ditur shumë mirë që ambientet e medias së tij kishin 3 vite që e kishin mbyllur kapitullin. Ky ambient nuk do i lejohej atij për të ndërtuar pallate por do jepej për zhvillimin e industrisë ushtarake. Në vend të merrte masat, Fania bëri shou. Nga ky moment zëri i së vërtetës u shua. Në fund të korrikut u lajmërua mbyllja e dy gazetave të Fanes. Panorama dhe Panorama Sport. Në 1 gusht u lajmëruan shtypshkronja dhe lexuesit dhe mediat e shkruara nuk do dilnin më në kioskat e gazetave. Asryet thjesht ekonomike.

Por si për çudi Fania pyeti lexuesin dhe lexuesi i tha ta mbante hapur. Dhe Fania u rikthye sërish në treg. Në aperturën e gazetës ishte një foto e madhe e Linda Ramës me një superintervistë ku opozita e kryeministrit shpaloste vizionin e saj të rrallë. Gojët e liga flasin se nuk ishin lexuesit që nxorrën gazetat por ndërhyrja e Lindës pas një takimi kokë më kokë me Eni Vasilin dhe njeriun e Irfanit që vendosën se do mbështetj nga familja Rama. Gazetat dolën deri të shtunën dhe më pas ndodhi gjëma. U përzunë nga ambientet që i mbanin me dhunë dhe me këtë rast mbyllën median.

Lind pyetja. A mos vallë Fanes i ka rënë në burg kompetenti që e financonte dhe kostua e gjithë grupit mediatik nuk ka bankë, pushtet apo biznes që e mbështet? Duhen qindramilionë lekë në muaj nga rrogat deri te shpenzimet. Kompetenti nuk i nxjerr dot nga gropa ku i ka futur se slëviz dot.
A mos vallë u tërhoq edhe Linda kryeopozitarja e Ramës? Një gjë është e sigurt. Fanes nuk ja mbyllën. Fania gjeti sebepin për ta mbyllur.
Një gjë është e qartë: Dyshja Rama-Fane nuk prishen për dy fara luledielli.