Ballina Kronika Aksident tragjik në Dimal, makina përplas gruan dhe e lë të vdekur...

Aksident tragjik në Dimal, makina përplas gruan dhe e lë të vdekur në asfalt. Ikën shoferi

61
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është shtypur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

Viktima Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës.

Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.