Aktorja e njohur, Zoe Kravitz, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në Londër, ku mori pjesë në shfaqjen speciale të filmit Caught Stealing.
Kravitz u shfaq me një fustan halterneck elegant e me dekolte të theksuar, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Ajo ishte në shoqërinë e aktorit Austin Butler, me të cilin së fundmi është përfolur për një lidhje të mundshme romantike.
Paraqitja e tyre e përbashkët në tapetin e kuq ka shtuar edhe më shumë thashethemet për romancën mes dy yjeve të Hollywood-it, duke e bërë ngjarjen një nga më të komentuara të mbrëmjes.