Ballina Politika Pritet vjeshtë e “nxehtë” politike/ Çfarë do të bëjë opozita për mandatet...

Pritet vjeshtë e “nxehtë” politike/ Çfarë do të bëjë opozita për mandatet në shtator? Berisha: Forumet do të marrin vendimet në ditët në vijim

22
0

Ndërsa edhe pak ditë kanë ngelur nga ardhja e shtatorit dhe nisja sesioni të ri parlamentar, ende nuk ka një informacion të qartë në lidhje me atë që pritet të bëjë opozita dhe kursin që do të ndjekë.

PD nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit dhe rezultatin e dalë prej tyre. Qëndrim ky i shprehur disa herë nga kryedemokrati Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Berisha, i pyetur në lidhe me atë çfarë pritet të ndodhë në shtator, ka preferuar të mos japë një panoramë të qartë.

Sipas tij asnjë vendim nuk është marrë ende.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, u shpreh Berisha.