Ballina Kronika Po largohej drejt Malit të Zi me kanabis në makinë, arrestohet 23-vjeçari...

Po largohej drejt Malit të Zi me kanabis në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Muriqan

20
0

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova, pasi u kap me një pako kanabis në makinë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike si dhe ka bllokuar automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari me inicialet A.E.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “trafikimi i narkotikëve””, tha policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.