Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit.
Sipas kreut të qeverisë, punimet pritet të mbarojnë brenda vjeshtës, dhe muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm kulturor për vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Por Rama thote ne vjeshte , pa e specifikuar ne cilen, sepse deri tani kane kaluar dy te tilla qe duhet te kishte perfunduar.
Më 28 shtator të vitit të vitit 2022 u deklarua nisja e punimeve për restaurimin total të objektit dhe pikërisht kjo datë ishte edhe dita e fundit që priti vizitorë, pasi godina të nesërmen u mbyll.
Restaurimi i Muzeut Arkeologjik po realizohet me një fond 348 milion lek ose rreth 3.2 milion euro. I financuar nga Bashkimi Evropian, zhvilluesi i projektit është Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve, e njohur si UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Sipas tabelës informuese të vendosur në hyrje të objektit, punimet nisën në nëntorin e vitit 2022 dhe do të përfundonin pas 17 muajsh. Por mesa duket, vjeshtat nuk dihet ne sa muaj i bien kryeministrit, kur ne fak ai duhet te ishte i hapur para dy vitesh! Do zoti ky eshte nentori i trete dhe i fundit!