Ballina Sport Real Sociedad shtang Atletico Madridin, fiton Kupën e Mbretit

Real Sociedad shtang Atletico Madridin, fiton Kupën e Mbretit

87
0

Skuadra e Sociedadit ka fituar trofeun e çmuar të Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi mposhti me penallti 4:3 Atletico Madridin.

Ky është një sukses i madh për Sociedadin, i cili përveç fitimit të trofeut ka siguruar edhe një vend në garat e Europa League për edicionin 2026-2027.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim në rezultat, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga penalltitë.

Për Atletico Madrid shënuan Lookman (18’) dhe Alvarez (83’), ndërsa për Real Sociedad realizuan Barrenetxea (1’) dhe Oyarzabal (45+1’).

Penalltitë, për Atleticon shënuan Gonzalez, Almada, Baena; dështuan Sorloth, Alvarez (te dy penalltitë i pret portieri Marrero), dhe për Sociedadin realizuan Soler, Suçiç, Munoz, Marin, dështoi Oskarsson (e pret portieri Musso).

Finalja u zhvillua në stadiumin Estadio de La Cartuja në qytetin e Seville, ku mbi 70 mijë tifozë ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit..