Ballina Opinion Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

31
0

Nga Armend Gjana 

Lulzim Basha, bëri gabim sepse ithtarët që e rrethuan ishin jo të denjë për të, atij duhej t’i afroheshin dhe duhet t’i afrohen vetëm Demokrat të lindur për së mbari dhe jo, Demokrat bastardë!

Lulzim Basha, nuk duhet t’u zërë më besë, idiotëve, çalamanëve dhe bastardëve por duhet të zgjedhë para së gjithash ata më të vendosurit e më të guximshmit, më të diturit e përveç këtyre, karakteret më bujarë dhe burrërorë! Natyrat më të përshtatshme që e duan edukimin, Shtetin dhe kombin!

Lulzim Basha, ka një mision për veten e tij, për ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ dhe për Kombin! Ai nuk duhet të pranojë gënjeshtrën, as injorancën që na karakterizon si popull, e t’i lëjë Demokratët e Shqiptarët si derrkuci në llucë, me një fjalë të zhgërryhemi gjith qejf në injorancën tonë!

Lulzim Basha, nuk duhet t’i shohë problemet dhe gjendjen e demokratëve, me hamendje e me opinion! Ai duhet të merret me gjenezën dhe esencën, ta nxjerrë ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ nga bataku barbar ku është zhytur, duke e ngritur atje ku ka vendin, sepse ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ është aset dhe pasuri kombëtare!

Lulzim Bashës, i bie barra më e rëndë, për të shpëtuar sot ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ e nesër për të ruajtur Shtetin Shqiptar dhe kushtetutën! Por nuk duhet të vëjë, në krye të punëve njerëz pa identitet e pa të dhëna, se po të ndodhë e kundërta, gjendja dhe situata ku ndodhemi do të bëhet më qesharake!

Lulzim Basha, duhet të zgjedhë pranë vetes, njerëz që jetojnë e janë të lirë, jo skllav, që i binden verbërisht! Të ditur e të dhënë pas dijes dhe mësimeve, kundërshtues dhe mbrojtës të së drejtës, të rritur pa brenga e trauma që të kenë një shpirt të qetë dhe human!

Lulzim Basha, është i aftë ta shoh gjendjen dhe situatën për shumë arsye, me një vështrim tërësor! Ne, të tjerët nuk jemi në gjendje, për një gjë të tillë, por duhet të bëjmë luftën dhe përpjekjet më tërë fuqinë që kemi, për të ringritur dhe për të parë Demokratët e ‘Partinë Demokratike të Shqipërisë’ atje ku ka vendin dhe detyrimet!

Lulzim Basha, duke ditur dhe duke njohur diagnozën e sëmundjes që po vuan e kalon ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ e cila është përplot ç’rregullime, anomali, thashetheme! Duhet të dijë edhe të (kurojë) FALË, për hirë të shumë gjërave!

Lulzim Basha, në këtë situatë që gjendemi, duhet të jetë korrekt në drejtësi dhe ndershmëri, për vendimet që do të marrë, sepse e ardhmja nuk është vetëm e tij, por dhe e jona dhe e kombit në tërësi! Ai, duhet të tregojë paanshmëri dhe aspak dhembshuri në vendimet që është i detyruar t’u bindet!

Lulzim Basha, si një njeri i ndershëm, e ka shumë të lehtë, në radhë të parë të bindë Demokratët e pastaj shqiptarët! Si një shtetar që e njeh ligjin, e ka shumë të lehtë ta bëjë Shtetin dhe ta mbroj atë! Si një diplomat me përvojë, e ka shumë të lehtë, të i’a hapë rrugët e integrimit përfundimtarë të vendit në ‘Bashkim Europianë’! Si një poltikan-fillzof, nuk ka kohë për tu justifikuar, sepse: Shteti Shqiptar, është bërë qesharak, në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar, gjë e cila është e rëndë për të dhe për ne si Demokrat!