Ballina Politika Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për...

Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për fitoren madhështore, sot e quan ‘persekutor’

32
0

Berisha njihet për qëndrimet e tij inkoheretne dhe për mos mbajtjen asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, por, nëdrsa sot shfaqet si një ndër ‘të persekutuarit’ e Xhorxh Soros-it, një letër e firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i është drejtuar miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, duke e falënderuar për ndihmën e madhe ndaj popullit shqiptar, madje edhe duke e cilësuar se kjo ndihmesë e tij kishte qenë kyç për fitoren e fundit të Partisë Demokratike.

Në letrën e tij, Berisha përmend ndihmën konkrete që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur kishte dhënë për shtypin demokratik shqiptar, duke dërguar 120 tonë letër për botimin e gazetave opozitare.

“Mbështetja juaj ishte shumë e nevojshme. Nuk ka dyshim se ndihmesa juaj ishte një çelës për fitoren tonë demokratike”, shkruante Berisha, duke e ftuar Sorosin që të vizitonte Shqipërinë si “mik personal”.

Në atë kohë, Fondacioni Soros kishte hapur zyrën e tij në Tiranë, duke mbështetur proceset demokratike dhe reformuese. Berisha theksonte se kontributi i Sorosit për ngritjen e një grupi këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të ishte thelbësor për reformat politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Por, ndryshe nga qëndrimi i atëhershëm, sot Berisha është një prej kritikëve më të mëdhenj të Sorosit, duke e paraqitur shpesh si “armik të demokracisë shqiptare” dhe pjesë të një skeme që synon kapjen e institucioneve, madje duke e akuzuar edhe për shpalljen ‘non grata’ të tij, në një komplot me Edi Ramën dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

Letra e publikuar shërben si një dëshmi e qartë e ndryshimeve drastike të retorikës politike të Sali Berishës gjatë tre dekadave të fundit, duke nxjerrë në pah kontrastin mes së kaluarës dhe qëndrimeve të sotme.

Më poshtë, letra e plotë:

I dashur Z. Soros,

Po shkruaj para së gjithash për t’ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri. 120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrollit të plotë të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngutshme për reforma të plota të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal.

Shpresoj të shihemi së shpejti, dhe mbetem

Sinqerisht, Dr. SALI BERISHA

Letra e plotë/ 'Miku im personal' - Berisha dikur