Ballina Politika Ish-deputeti i PD Kreshnik Çollaku, emërohet këshilltar i presidentes së Kosovës Vjosa...

Ish-deputeti i PD Kreshnik Çollaku, emërohet këshilltar i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani!

0
45

Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, është emëruar këshilltar për Politikë të Jashtme në presidencën e Kosovës, duke u bërë pjesë e ekipit të presidentes Vjosa Osmani. Ky angazhim i ri i ofron Çollakut mundësinë të kontribuojë drejt avancimit të interesave kombëtare shqiptare, duke vepruar ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës.

Postimi:

Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani ,per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme.
Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin.
Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore.