Ballina Lifestyle Shtëpia e re e Brad Pitt! Ylli i Hollywood blen një vilë...

Shtëpia e re e Brad Pitt! Ylli i Hollywood blen një vilë në Los Angeles për 12 milionë dollarë

19
0

Brad Pitt ka gjetur një shtëpi të re. Është një rezidencë në Hollywood Hills për të cilën ai pagoi 12 milionë dollarë, 2 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar, siç raportohet nga New York Times.

Aktori 61-vjeçar e bleu pronën pasi shiti shtëpinë e tij në Los Feliz, e cila u grabit nga një bandë hajdutësh ndërsa ai ishte në Londër duke promovuar filmin e tij të fundit, “F1”.

Shtëpia e re në stilin spanjoll ka gjashtë dhoma gjumi, tetë banjo dhe një pishinë.

Pronarët e mëparshëm ishin familja Keunings, një kitarist i The Killers dhe një dizajner.

Çifti e bleu në vitin 2021 për afërsisht 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i Grindr, Joel Simkhai.

Aktori i “Seven” dhe “Fight Club” thuhet se nënshkroi marrëveshjen në gusht, një ditë para se të vdiste nëna e tij, Jane Etta.

Rezidenca prej 8.000 metra katrorë ndodhet në një sipërfaqe prej afërsisht 1.450 metra katrorë tokë në lagjen luksoze Outpost Estates.

Thuhet gjithashtu se ofron pamje spektakolare, perfekte si kartolina, që shtrihen nga qendra e Los Anxhelosit deri në Oqeanin Paqësor. Kjo enklavë në majë të kodrës ka tërhequr prej kohësh personazhe të famshëm që kërkojnë privatësi.

Brad Pitt, i cili aktualisht është duke xhiruar filmin “The Adventures of Cliff Booth”,  vazhdimin e filmit “Once Upon a Time in Hollywood “, do të jetë fqinj me yjet e tjerë të filmit Ben Affleck dhe Orlando Bloom.