Ballina Kronika Dyshime se atentati i Shkodrës u urdhërua nga dhëndri i Mustafa Licit

Dyshime se atentati i Shkodrës u urdhërua nga dhëndri i Mustafa Licit

84
0

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më herët gjatë ditës në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën Erogen Vaso dhe Meri Kaceri, Policia ka kryer një kontroll blic në banesën e motrës së Mustafa Licit, emër i njohur për autoritetet.

Sipas burimeve nga terreni të News 24, gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri, të cilat janë dërguar për ekspertizë balistike për të verifikuar nëse ndonjë prej tyre është përdorur në atentatin e sotëm.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gila, i cili ndodhet në pranga, dyshohet se ka vepruar për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pistat hetimore janë përqendruar në lidhjet e ngushta mes autorëve të dyshuar dhe grupeve kriminale që operojnë në veri të vendit.

Hetimet zbulojnë lidhje të mundshme mes atentatit dhe grupeve kriminale

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se emri i Mustafa Licit është përfshirë më parë në çështje të rënda kriminale dhe se pista e porosisë së atentatit përmes një personi të tretë po hetohet me seriozitet nga autoritetet.

“Hetimet janë ende në fazë intensive. Po verifikojmë çdo lidhje të mundshme mes të dyshuarve dhe strukturave kriminale, si dhe po analizojmë materialet e sekuestruara gjatë kontrollit,” tha një burim nga policia e Shkodrës për News 24.