Ballina Politika Nga sukses i padiskutueshëm tek eksperiencë negative/ Rama kthen pllakën për AKSHI-n

Nga sukses i padiskutueshëm tek eksperiencë negative/ Rama kthen pllakën për AKSHI-n

42
0

Nga histori e padiskutueshme suksesi tek eksperiencë negative. Kryeministri Edi Rama ka ndërruar kurs 180 gradë në lidhje me AKSHI-n duke folur për herë të parë për eksperiencë negative dhe mjelje të shtetit nga privatët përmes kontratave të AKSHI-t.

“Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive dhe këtu unë nuk kam parasysh thjesht çfarë u shfaq në publik, por kam parasysh edhe diçka tjetër, standardet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes,” deklaroi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit.

Ky është kursi tipik që Edi Rama ndjek sa herë që shpërthejnë skandale madhore. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe tani edhe me AKSHI-n. Me sa duket Edi Rama po fillon të bëjë distancimet e para nga zhvillimet e reja që mund të vijnë në vijim nga dosjet e SPAK në AKSHI.