Ballina Sport Një “gjeneral” në Madrid, Mou-Perez e mbyllur, kontratë deri në 2028. Reali...

Një “gjeneral” në Madrid, Mou-Perez e mbyllur, kontratë deri në 2028. Reali etapa e fundit për “Specialin”

48
0

Real Madrid është kthyer në një “bombë” të vërtetë, një ekip që po prodhon lajme në çdo moment, e fundit ishte “bomba” që shpërtheu Kylian Mbappe, me francezin që sulmoi hapur Arbeloa-n. Mbappe ka qenë një çështje thuajse gjatë gjithë sezonit, por jo i vetmi, pasi më herët kanë shfaqur pakënaqësi edhe lojtarë si Vinicius jr dhe pa harruar sherrin e fuqishëm ndërmjet Valverdes dhe Tchouameni-t.

Është e qartë se sot më shumë se kurrë, Real Madrid ka nevojë për një gjeneral të vërtetë, një trajner me personalitet të hekur për të kthyer në shina një grup që është shndërruar në një “vullkan”. Në këtë pikë, në Spanjë dhe jo vetëm nuk ka asnjë dyshim, i përzgjedhuri i Perez është Jose Mourinho, me teknikun portugez që do të zbarkojë menjëherë në Madrid pas përfundimit të sezonit të rregull.

I pyetur mbi këtë temë nëse i ka ardhur një ofertë nga Real Madrid, Jose Mourinho nuk preferoi të ishte i drejtpërdrejtë: “Po, është e vërtetë që kam marrë një ofertë, por nga Benfika, për të rinovuar kontratën, jo nga Reali, por do të vendos shumë shpejt”, u shpreh Mourinho.

Pavarësisht kësaj deklarate publike, për Marca dhe për të gjithë mediat, kjo është një deklarate formale, në respekt të Benfikës, pasi mes Mourunho-s dhe Perez është gjithçka e mbyllur. Në fund të këtij sezoni, tekniku portugez do të firmos një kontratë me Real Madrid deri në qershor 2028. Për Mourinhon kjo pritet të jetë aventura e tij e fundit si trajneri i një ekipi, për të nisur më pas aventurën në krye të një ekipi përfaqësues, me shumë mundësi në krye të Portugalisë.