Ballina Kulturë “Nan” dhe Alis emocionojnë Europën, Shqipëria sonte në finalen e “Eurovision 2026”

“Nan” dhe Alis emocionojnë Europën, Shqipëria sonte në finalen e “Eurovision 2026”

52
0

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në radhë.

Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme, ashtu siç shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë.

Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë.

Për të kurorëzuar me sukses këtë rrugëtim, mbështetja e diasporës është jetike. Sipas rregullores së festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori.

Më poshtë janë rregullat dhe udhëzimet kryesore për të votuar për Alisin me kodin 05:

Dritarja e votimit do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë performancave. Votimi do të mbyllet plot 40 minuta pas prezantimit të këngës së fundit konkurruese.