Një operacion i gjerë në të gjithë SHBA-në kundër kartelit të rrezikshëm Sinaloa ka përfunduar me më shumë se 600 arrestime, bëjnë të ditur autoritetet. 171 persona u arrestuan në New England
Administrata Amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) njoftoi të hënën se nga 25 deri më 29 gusht agjentët arrestuan 617 persona të lidhur me kartelin në 23 njësi operative në SHBA.
Operacioni, i quajtur një “sulm i përqendruar i DEA-s”, çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe droge, armësh dhe parash:
480 kg pluhur fentanili
2,209 kg metamfetaminë
7,469 kg kokainë
16.5 kg heroinë
mbi 714,000 pilula të falsifikuara
420 armë zjarri
11 milionë dollarë në para cash

Rezultatet tregojnë angazhimin e plotë të DEA-s për të mbrojtur popullin amerikan,” tha Administratori i DEA-s, Terrance Cole.
Çdo kilogram helm i sekuestruar, çdo dollar i hequr nga karteli dhe çdo arrest i kryer përfaqëson jetë të shpëtuara dhe komunitete të mbrojtura. DEA nuk do të ndalet derisa Karteli Sinaloa të shkatërrohet tërësisht
Në New England, zyrtarët thanë se u arrestuan 171 anëtarë të dyshuar të kartelit, duke sekuestruar:
244 kg drogë
22,115 pilula të falsifikuara
1.3 milionë dollarë cash
33 armë zjarri
Arrestime pati dhe në shtete të shtete të tjera: 64 në Connecticut, 49 në Massachusetts, 33 në Neë Hampshire, 11 në Maine, 10 në Rhode Island dhe 3 në Vermont.
Një nga goditjet më të mëdha të koordinuara ndodhi më 27 gusht në Franklin, New Hampshire, ku 27 persona u arrestuan pas një hetimi tre-mujor. Autoritetet thanë se të dyshuarit trafikonin fentanil dhe metamfetaminë nga Lawrence, Massachusetts.
Operacioni nxori në pah se karteli shtrihet si në qendrat e mëdha urbane ashtu edhe në komunitetet e vogla rurale.
“Kjo tregon se tentakulat e Kartelit Sinaloa shtrihen gjerë dhe thellë; asnjë komunitet nuk shpëton,” tha Jim Scott, agjent special në krye të Divizionit të Louisville, që mbulon Kentucky, Tennessee dhe West Virginia, shkruan Fox News.
Rama priti në zyrë njeriun e kartelit Sinaloa
Në shkurt 2025 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli kartelin Sinaloa organizatë terroriste.
Kujtojë se njerëzit e Kartelit të Sinaloas, janë pritur nga kryeministri në zyrën e tij, duke i dhënë edhe licensë për kazino. Luftar Hysa është akuzuar nga mediat ndërkombëtare si njeri i kreut të kartelit të Sinaloas, El Majo.
Pikërisht Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri sipas mediave meksikane, janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.
Fotot janë publikuar në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.







