Ballina Bota Vrasja e Charlie Kirk, ish-presidentët demokratë Obama dhe Biden mesazhe ngushëllimi: Kjo...

Vrasja e Charlie Kirk, ish-presidentët demokratë Obama dhe Biden mesazhe ngushëllimi: Kjo dhunë e neveritshme s’ka vend në demokracinë tonë

63
0

Homazhe për aktivistin e vrarë republikan Charlie Kirk janë bërë nga i gjithë spektri politik i SHBA-së. Ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Joe Biden ndanë mesazhe pasi ai u qëllua me armë zjarri.

Biden tha: “Nuk ka vend në vendin tonë për këtë lloj dhune. Duhet të marrë fund tani. Unë dhe Jill po lutemi për familjen dhe të dashurit e Charlie Kirk.”

Nga ana tjetër Barack Obama tha: “Kjo lloj dhune e neveritshme nuk ka vend në demokracinë tonë. Unë dhe Michelle do të lutemi për familjen e Charlie-t sonte, veçanërisht për gruan e tij Erika-n dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.”

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, gjithashtu bëri homazhe nga Mbretëria e Bashkuar. Ai tha: “Është zemërthyese që një familjeje të re i është grabitur një baba dhe një burrë. Ne të gjithë duhet të jemi të lirë të debatojmë hapur dhe lirisht pa frikë, nuk mund të ketë justifikim për dhunën politike.”