Ballina Europë Vrasja e aktivistit Charlie Kirk, Meloni mesazh ngushëllimi: Një plagë e thellë...

Vrasja e aktivistit Charlie Kirk, Meloni mesazh ngushëllimi: Një plagë e thellë për këdo që beson në demokraci

22
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar për vrasjen e aktivistit dhe aleatit  të presidentit të SHBA-së Trump Charlie Kirk, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një atentati në një fushatë në   universitetin Utah Valley .

Meloni shprehu    nëpërmjet X se lajmi për vrasjen e Charlie Kirk, një aktivist i ri dhe popullor republikan, është tronditëse.

“Kjo është një vrasje e tmerrshme, një plagë e thellë për këdo që beson në demokraci dhe për këdo që beson në liri. Ngushëllimet e mia familjes së tij, të afërmve të tij dhe komunitetit konservator amerikan “, tha Meloni.