Ballina Kronika ​Sarandë, kapet 50-vjeçari i dënuar në Itali me 18 vjet burg

​Sarandë, kapet 50-vjeçari i dënuar në Itali me 18 vjet burg

27
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Ermal Kostare alias Denis Rama (50), banues në Tiranë, në momentin kur tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë me gjeneralitete të tjera.

Gjatë verifikimit të pasaportës në Pikën Kufitare Port Sarandë, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi, pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar, me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.

50-vjeçari është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale organizata kriminale dhe trafikimi i narkotikëve.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit në Itali.