Prezantimi i Diella, një avatar si minister kabineti i qeverisë ‘Rama 4’ i ngarkuar me prokurimet publike gjoja të jenë të paprekshme nga ryshfetet, është një kurth i ri për një huq të vjetër.
‘Diella’ ka ngjallur debat në mediat e huaja, përfshi dhe ato italiane të cilat e shohin me skepticizëm.
Emisioni i njohur investigativ “Report” në RAI 3 i cili vitin e kaluar realizoi një hetim të detajuar mbi korrupsionin, ndikimin e organizatave mafioze dhe praktikave të dyshimta në ekonominë dhe politikën shqiptare duke publikuar lajmin kujton raportin e Organizatës Transparency Internacional se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor me nivelin më të lartë të korrupsionit.
Report risjell investigimin për Shqipërinë, ku janë dëshmi për ndërhyrjen e organizatave mafioze në politikën dhe ekonominë shqiptare, të cilat kishin arritur të kontrollonin nivelet më të larta institucionale, por jo vetëm. Pjesë e investigimit është dhe dëshmia e ish numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj i cili tregon se grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre.
“Grupet kriminale marrin tender nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe” deklaronte Ahmetaj.
Dhe komentuesit janë të bindur se e gjitha është një kamuflim për të fshehur korrupsionin pa mbajtur përgjegjësi
“Por atje janë të gjithë hajdutë… mafiozë kriminelë të korruptuar” thote një komentues.
“Edi Rama, është një hajdut mafioz, mallkuar qoftë’ shkruan një tjetër
Shkrimi
Në Shqipëri, tenderët publikë do të vlerësohen nga ministri i parë në botë krijuar nga inteligjenca artificiale. Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministër të IA-së: jo thjesht një ministër i IA-së, por një ministër virtual i përbërë nga pixele dhe kod.
Programi do të ketë si avatar një grua e veshur me rroba tradicionale dhe një emër: Diella, fjala shqipe që do të thotë “diell”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Partia Socialiste, ka mbrojtur idenë se një inteligjencë artificiale me detyrë vlerësimin e tenderëve publikë do të ndihmojë në uljen e korrupsionit.
Organizata Transparency International e konsideron Shqipërinë si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor me nivelin më të lartë të korrupsionit. Sipas Komisionit Europian, masat për ta reduktuar deri tani kanë pasur një ndikim të kufizuar, pjesërisht edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve të sistemit gjyqësor për të mbështetur procese të tilla.
Në investigimin “La campagna d’Albania” udhëtuam në anën tjetër të Adriatikut, ku mblodhëm dëshmi për ndërhyrjen e organizatave mafioze në politikën dhe ekonominë shqiptare, të cilat kishin arritur të kontrollonin nivelet më të larta institucionale, por jo vetëm. Shqipëria në vitet e fundit është bërë gjithashtu terren i shfrytëzimit nga politikanë dhe ish-politikanë italianë në kërkim të bizneseve.