Ballina Politika Berisha poston VIDEO-n: Ja si Ramaduro duke shkelur çdo ligj nëpërmjet Xhaçkës...

Berisha poston VIDEO-n: Ja si Ramaduro duke shkelur çdo ligj nëpërmjet Xhaçkës vodhi pronat e ushtrisë…

30
0

Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar shoqëruar me një koment të shkurtër, një video të bisedës së dy funksionarëve të Ministrisë së Mbrojtjes që debatojnë për urdhrin e ministres Xhaçka e cila u kërkonte që të mbyllnin brenda ditës procedurat e kalimit të pronës së ushtrisë.

Në videon e mëposhtme, dëgjohet dikush të thotë: “Ndërkohë Ministrja e do të mbyllur sot. I thashë që kam hallin e procedurës se ne e marrim vendimin duke dëgjuar vetëm njërën anë, por ai do të thotë që unë jam i pambrojtur”.

Mesazhi:

Ja si Ramaduro duke shkel çdo ligj nëpërmjet Xhaçkës vodhi pronat e ushtrisë dhe Xhaçka shkelmon mbi Gjykatën dhe Kushtetutën se mbrohet nga Rama dhe mercenar Dumani! #sb