Ballina Lifestyle Coldplay ndalon koncertin dhe i kërkon fansave: Edhe nëse s’jeni dakord, dërgoni...

Coldplay ndalon koncertin dhe i kërkon fansave: Edhe nëse s’jeni dakord, dërgoni dashuri për familjen e Charlie Kirk

23
0

Një moment i fuqishëm emociona gjatë koncertit të Coldplay në Wembley Stadium, Londër, kur frontmeni Chris Martin ndërpreu performancën për t’i bërë një thirrje publikut që të shfaqë empati dhe mbështetje për familjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra së fundi.

Para se të nisnin këngën Fix You, Martin u lut për zemërgjësinë e njerëzve: “Le të ngremë duart dhe të dërgojmë dashuri kudo që dëshironi… Mund t’ia dërgoni motrës, vëllait, dikujt që po kalon kohë të vështirë… Familjes së Charlie Kirk, apo kujtdo që po përballet me dhimbje”, shkruan DailyMail.

Ai theksoi se dashuria nuk duhet të kufizohet vetëm atyre me të cilët jemi dakord ose që ndajmë bindjet: “Mund t’ia dërgoni edhe njerëzve me të cilët nuk pajtoheni”.

Gjatë fjalimit ai përmendi edhe vende që po përballen me konflikte, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Rusi, si dhe viktimat në situata të vështira.

Reagimet ishin të përziera: disa pjesë të publikut brohoritën në mbështetje, ndërsa të tjerë ishin disi të rezervuar, duke reflektuar ndarjet politike që po dominojnë debatet publike.