Ballina Politika Komisionet parlamentare/ Rama zhduk Braçen dhe degdis Xhafajn në një komision qesharak

Komisionet parlamentare/ Rama zhduk Braçen dhe degdis Xhafajn në një komision qesharak

41
0

Paraditen e kësaj të hëne Edi Rama ka formuar komisionet parlamentare që do të drejtohen nga mazhoranca në legjislaturën e XI të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga përcaktimi i emrave që do të drejtojnë komisonet bie në sy afrimi dhe lënia në dorë për drejtimin e komisoneve servilëve dhe besnikëve të kryetarit dhe largimi i atyre më të përdorurve.

Ekonomia dhe Financat për shembull do të drejtohen nga Milva Ikonomi, e cila ka qenë një konkurente e denjë e Spiropalit në thurjen e lavdeve publike ndaj Ramës, ku e ka cilësuar këtë të fundit “Brand-i” më i madh shqiptar.

Komisioni i ligjeve do drejtohet nga Ulsi Manja, të cilin Rama e shkarkoi si ministër pasi e përdori për të përgjuar Veliajn në burg. Ndërsa Fatmir Xhafaj, i njohur si besnik dhe mentor i Veliajt është çuar të drejtojë një komision periferik, në mos qesharak, atë të nismave qytetare, kur dihet se nën qeverishjen e Ramës qytetarët as i pyet e as i dëgjon kush.

Dhe ajo që bie më shumë në sy është shpërfillja totale ndaj ‘socialistit’ Erion Braçe, i cili vazhdimisht ka drejtuar komisione parlamentare hera-herës duke i marrë me “dhunë” pasi bënte vazhdimisht presion. Po këtë herë pesha e Braçes ne grupin parlamentar duket se është zeruar përfundimisht nga Edi Rama. I cili pasi e ka përdor si “opozitar” brenda mazhorancës sa herë i është dashur, tashmë e ka flakur duke e lënë jashtë punëve të rëndësishme, e ka lënë të grindet me veten e tij.